8 Shtator, 2017

Këto janë 6 gabimet që nuk duhet t’i bëni gjatë larjes së flokëve!


1.Mos i lani çdo ditë

Stilistët thonë se flokët tuaja duken më mirë nëse i lejoni yndyrërave natyrore, të cilat fillojnë në lëkurë, të ngjiten deri në maja të fijeve të flokëve. Prandaj përdorimi i shamponit rekomandohet çdo të dytën ditë, apo çdo të tretën. Nëse jeni të shqetësuara se flokët duken me yndyrë, spërkatini rrënjët me shampon të thatë apo me ujë, që t’i ristiloni me tharëse flokësh.

  1. Mos e ndryshoni shampon

Disa besojnë se ndërrimi i shampos kohë pas kohësh, mund t’i bëjë flokët tuaja më të shëndetshme, mirëpo ekspertët thonë se duhet t`i qepeni asaj shampoje që ju përshtatet. Sidoqoftë, nëse keni flokë të yndyrshme apo përdorni mjete ngjitëse për stilizim, duhet të thyeni rutinën me shampon pastruese, një herë në dy javë.

  1. Mos e teproni me shampon apo me balsamin

Në vend të shkumimit me shampon dhe kondicionimit të tërësishëm, koncentroni shampon në drejtim të lëkurës së flokëve dhe balsamin nga mesi i boshtit në drejtim të skajeve të flokëve. Skajet e flokëve kanë nevojë për më shumë lagështi ndërsa rrënjët e flokëve duan më pak, që të mund të mirëmbajnë vëllimin.

  1. Kujdes…mos e mënjanoni balsamin tërësisht

Nëse dëshironi të keni flokë vezulluese, përdorni balsam çdo herë që i lani ato. Balsami e shkurton fërkimin dhe thyerjen kur i lani flokët më vonë. Nuk e dini, por balsami mund të përdoret edhe për të larë flokët, në cilësi të shampos.

  1. Mos bëni dush me ujë super të ngrohtë

Përderisa uji i ngrohtë i hap kutikulat e flokëve që të lejojë depërtimin e shamponit dhe kondicionerit, uji i ftohtë ndihmon në mbylljen e tyre dhe mbylljen e hidratimit nga balsami- gjë që e bën flokun tuaj të duket vezullues dhe i shëndetshëm. Ndaj, bëni dush të ngrohtë mirëpo në përfundim të dushit, lëshojeni ujin e ftohtë. Nëse nuk dëshironi dush të ftohtë, stilistët rekomandojnë derdhjen e një tasi me uthull molle të përzier me dy tasa ujë, pasi të keni larë dhe kondicionuar flokët.

  1. Mos bëni shpëlarje të tepërt ( nëse keni flokë të ngjyrosura)

Meqë flokët tuaja të ngjyrosura thithin dhe lirojnë më lehtësisht ujin, kur uji të largohet, largohet edhe ngjyra. Andaj përmbahuni me shpëlarjen dhe me ujë të vakët apo të ftohtë, pasi uji i ngrohtë e largon ngjyrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al