Xhenxhefili ka veçori të mrekullueshme mjekuese, që është edhe arsyeja se pse duhet ta konsumojmë atë çdo ditë. Pjesa më e përdorur zakonisht për qëllime mjekësore është rrënja e cila këshillohet të konsumohet e freskët, pluhur ose si erëz.
Një mënyrë e mirë për konsumimin e xhenxhefilit është dhe përgatitja e një çaji të shijshëm duke zierë disa copa prej tij. Xhenxhefilli është një përbërës i zakonshëm në kuzhinën aziatike dhe indiane dhe është përdorur për shekuj me rradhë për vetitë shëruese.
Xhenxhefili mund t’ju japë shumë benefite shëndetësore, duke përfshirë lehtësim nga vjelljet (nauze), problemet e tretjes dhe dhimbjet e tjera të trupit. Xhenxhefili mund t’ju vijë në ndihmë për të lehtësuar acarimin në traktin gastrointestinal shkruan Shëndeti.
Ai ndihmon për të stimuluar pështymën duke lejuar ushqimin dhe lëngjet të lëvizin nëpër traktin e tretjes pa probleme. Në një studim ku morën pjesë 24 individë të shëndetshëm, të cilët konsumuan 1.2 gram pluhur xhenxhefil para se një vakti, u vu re se dispepsia tek ata njerëz u ul me 50%.
Xhenxhefilli mund të lehtësojë dhimbjet e muskujve me 25%. Xhenxhefilli shërben për të ulur dhimbjen gjatë cikleve menstruale. Redukton inflamacionin. Në një studim ku morrën pjesë 247 persona me osteoartrit, pas konsumimit të xhenxhefilit dhimbjet u reduktuan dhe ilaçet për qetësimin e dhimbjeve ishin më pak të nevojshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al