4 Shtator, 2017

Këto janë dy mënyrat si t’i zbardhoni dhëmbët në kushte shtëpie


 

Të gjithë ëndërrojmë të kemi një buzëqeshje të përsosur si yjet e Hollywood-it. Sidoqoftë, jo gjithsecili mund të ketë mjaftueshëm para sa të shkojë te dentisti dhe t’i zbardhë dhëmbët me laser apo përmes mënyrave tjera, transmeton Telegrafi. Prandaj, më poshtë ju sjellim disa mënyra efektive për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale dhe e gjitha kjo mund të bëhet në shtëpinë tuaj!

Sodë buke me lëng limoni

Hidhni pak sodë buke në furçën e dhëmbëve dhe shtoni disa pika lëng limoni për t’i zbardhur dhëmbët. Mbani mend të mos e përdorni këtë metodë më shpesh se një herë në javë, sepse mund t’jua dëmtojë dhëmbët apo mishin e dhëmbëve.

Kripë deti, lëng limoni dhe pastë dhëmbësh

Përzieni gjysmë luge gjelle kripë deti me lëng limoni dhe pastë dhëmbësh. Produktin e fituar vendoseni në dhëmbë dhe lëreni të qëndrojë një minutë para se ta pastroni gojën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al