Ekzistojnë disa ushqime të caktuara,përpos preparateve të tjera,që mund t’i luftojnë rrudhat nga brenda, falë nutrienteve të tyre që i përmbajnë. Më poshtë do ju rendisim disa prej tyre, që mund t’i konsumoni në çdo vakt të ditës, por sigurisht duke ruajtur sasinë dhe ekulibrat.
PESHKU/ Ushqimi i parë që duhet ta hani për t’i luftuar rrudhat është peshku, si salmoni, harenga, sardelja dhe trofta. Janë burim i mirë për proteina që janë të rëndë- sishme për kujdesin dhe riparimin e lëkurës.
VAJI I ULLIRIT/ Është me rëndësi të përfshini një numër të yndyrave të shëndetshme në ushqimin tuaj. Është i pasur me aminoacide si omega-3, si dhe ofrojnë vitamina dhe nutriente. Vaji i ullirit përmban acid oleik që hidraton lëkurën dhe eliminon rrudhat.
SHAFRANI/ Shafrani është një tjetër ushqim që eliminon rrudhat dhe është një përbërës i fortë kundër inflamacioneve falë antioksiduesve të vet. Po ashtu, ndihmon në detoksimin e trupit, për të pasur një lëkurë të fortë dhe të shëndetshme.
ÇOKOLLATA E ZEZË/ Kakao mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit dhe parandalon plakjen e hershme si rezultat i kësaj. Çokollata e zezë ka nivel të lartë me antioksidues që janë të nevojshme për mirëqenien e lëkurës. Parandalon rrudhat dhe kujdeset për sistemin kardiovaskular.
PJEPRI/ Pjepri është fryt i shijshëm që ndihmon në mbajtjen e butësisë së lëkurës dhe eliminon rrudhat. Pasi që është e pasur me vitamina A, C dhe betakarotinë, pjepri parandalon dëmtimet nga dielli dhe ruan shëndetin e lëkurës.
AVOKADO/ Avokado posedon substanca rigjallëruese dhe me antioksidues, sepse posedon edhe nivel të lartë të acidit oleik. Është e shijshme dhe duhet ta eliminoni nëse dëshironi t’i eliminoni rrudhat. Mund ta përdorni si maskë drejt e në lëkurë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al