21 Gusht, 2023

“Këto k***a nuk janë të lumtura që u ktheva”/ Pasi publikoi projektin e ri muzikor, mos vallë Enca Haxhia sapo thumboi kolegët e saj?


Pas një pauze të gjatë në muzikë, këngëtarja e njohur Enca Haxhia është rikthyer sërish me projektin e saj më të fundit “Albanian” në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.

Ky rikthim i artistes u prit goxha mirë nga fansat e saj dhe kënga deri më tani numëron mbi 500 mijë klikme në YouTube. Mirëpo duket se jo të gjithë janë ‘gëzuar për rikthimin e saj’ dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Enca e cila ka thumbuar haptazi disa nga kolegët e saj.

Me anë të një postimi në InstaStory, ajo shprehet:

”Këto ku**a nuk janë të lumtura që u ktheva, qëndroni të palumtura”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al