20 Shtator, 2017

Këto tre bukuroshe të vogla ,sot janë motrat më të famshme në Shqipëri


Lori, Sara dhe Redia Hoxha janë ndoshta motrat më me fat, që kanë më shumë kujtime nga fëmijëria.

 

Shpeshherë, secila prej tyre ngacmon miqtë virtualë me momente të bukura të fëmijërisë, foto e video të hershme të familjes ku spikatin dëshirat e pasionet e para të vajzave fashioniste. Lori e ka treguar edhe publikisht se ka kaluar një fëmijëri të lumtur, por edhe Sara e Redia, dy motrat më të vogla të saj, me postimet e tyre, duket që e kujtojnë me shumë nostalgji kohën e tyre më të bukur.

 

Në një kohë kur fashion blogerja e njohur ka marrë përsipër një pjesë të projekteve artistike në Top Channel, Sara për momentin i është përkushtuar rritjes së Londonit, më e vogla, Redia, është ajo që ka zbuluar këtë herë një moment lumturie nga fëmijëria.

Të trija vazjat me diferencë të vogël moshe nga njëra-tjetra e bëjnë shumë të vështirë dallimin se cila është njëra dhe cila tjetra. Ne e patëm të vështirë. Po juve i dalluat?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al