3 Prill, 2022

Khloe Kardashian ‘akuzohet’ nga ndjekësit se ka bërë të pasmet. Ja detaji që e nxorri zbuluar


Khloé Kardashian është akuzuar së fundmi nga ndjekësit se ka bërë të pasmet pasi ka postuar një video në rrjet duke u stërvitur ku ra në sy një deformim i çuditshëm në pjesën e vitheve.

“O zot i madh ju mund t’i shihni silikonin e saj kur shtrihet”- ka shkruar një komentues në profilin e yllit.

“Po edhe unë e shoh, ka diçka në të pasmet e saj. Si diçka ekstra,”-shtoi dikush tjetër.

“Ato nuk janë silikon. Ajo ka vendosur dhjamin e trupit në të pasme”- ka kundërshtuar një komentues.

37-vjeçarja  vendosi t’ju përgjigjej komentuesit: “Jeni shumë torrollakë. Është dizajni i tegelit të streçeve. Kjo është shumë qesharake ha! Ju thjesht dëshironi të besoni çdo gjë të keqe.”

Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja akuzohet për operacionet estetike. Disa kohë më parë ajo u gjykua shumë nga ndjekësit në lidhje me ndryshimet që kishte bërë në fytyrë apo trupin e saj sa që disa e akuzuan se ajo nuk po njihet më nga ndërhyrjet e shumta.

Rikujtojmë se Khloe duket se po e lë pas të kaluarën dhe ka hapur dyert për një romancë të re pasi ylli i “KUWTK” tregon se është ‘ tejet e emocionuar për të takuar një person të ri në jetën e saj’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al