Khloe Kardashian është detyruar të pranojë se ka edituar me Photoshop fotografitë e vajzës së saj True Thompson në Disneyland.
Në fillim të këtij viti, ajo u akuzua se kishte shtuar vajzën e saj përmes programeve në disa foto me mbesën, vajzën e Kim, Chicago West, dhe kishte hequr Stormin, vajzën e Kylie Jenner. Por deri më tani ajo nuk i është përgjigjur asnjëherë këtyre akuzave. Vajzat e familjes Kardashian-Jenner njihen për editimet që u bëjnë fotove, e sidomos Khloe.
Megjithatë, këtë herë ka bërë një gabim të madh, sikurse e pranoi edhe vetë. Fotot u postuan për herë të parë në llogarinë e Kim Kardashian në natën e Vitit të Ri 2021. Nëse i hidhni një sy fotove me shpejtësi, do të shihni vajzën e Kim, Chicago-n ulur me kushërirën e saj True. Por nëse shihni më afër, do të vini re se ndërsa Chicago “përputhet” mirë me pjesën tjetër të imazhit, fytyra e True duket e zymtë dhe e ngjitur.
Ky detaj është vënë re nga një përdoruese e TikTok që krahasoi fotot dhe veshjet e mëparshme për të nxjerrë përfundimin se në të vërtetë është Stormi në foto.
@maiachondrialmembrane if you’re wondering where i’ve been, ive been preparing content for the launch of my podcast @she/her/liar ♬ original sound – maia
Khloe u përgjigj në Twitter, duke thënë: “Epo, e dh*eva këtë! Gjithsesi…le të përqendrohemi në diçka tjetër. Emisioni ynë transmetohet pas pak ditësh.”
the people have questions @KimKardashian @khloekardashian ?? pic.twitter.com/6zEV0aLAMx
— ✨ (@BonGucci) April 13, 2022
Nuk e dimë arsyen që e shtyu Khloe drejt këtij veprimi, por duket e çuditshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al