7 Qershor, 2022

Kiara Tito zbulon nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2”: Jam gjithmonë e gatshme për…


Moderatorja Kiara Tito ka zbuluar është e gatshme për t’u përballur me një “sfidë” si “Big Brother Vip”

Në një intervistë të shkurtër per “T7”, moderatorja u pyet nëse ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e reality-showt.

“Për këtë vit? Jo s’është e vërtetë, akoma nuk e kam marrë. Nëse do ta merrja do, ndoshta po. Gjithmonë e gatshme për sfida.”– tha moderatorja.

Sa i përket karrierës, ajo zbuloi se pas drejtimit të “Style Star” aktualisht po mendon të risjellë programin “Doctor Plastic” dhe shuëm gjëra të tjera të bukura, për të cilat nuk dha detaje.

“Kemi një tjetër program, që është me operacione plastike më pas gjëra të tjera të bukur do vijnë.”– tha ajo.

Moderatorja është përfolur gjithashtu edhe për romancën me këngëtarin Butrin Imeri. Kohë më parë ajo deklaroi se është penduar për lidhjet që ka pasur pa dhënë detaje se për kë bëhet fjalë.

Po ashtu, ajo ka folur edhe për fragmenti kur puthi Butrintin në faqe gjatë emisionit duke u shprehur se kjo puthje i solli një rritje të ndjeshme të ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe i ndryshoi  karrierën e saj për mirë.

“Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia.”- tregoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al