27 Prill, 2022

“Kim është vajza ime e preferuar”- Postimet e dyshimta të Kris Jenner në Twitter, si reaguan vajzat e saj


Kris Jenner bëri dy postime të dyshimta në Twitter, ku lavdëronte  Kim Kardashian, duke sjellë kështu regimin e vajzave të tjera të saj.

 

66-vjeçarja publikoi dy postime, të cilat u bënë menjëherë virale.

Një nga postimet e Kris në Twitter thotë: “Unë e dua vajzën time Kim më shumë! Ajo është thjesht më e lezetshme dhe më e ëmbël!” ndërsa në tjetrin shkruhet: “Kim është kaq e zgjuar! Gjithçka që di mësova prej saj!!!!!”

Ndërkohë Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner kanë reaguar duke shprehur se llogaria e Kris në rrjetin social është hackuar.

Reagimet e plota:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al