12 Prill, 2022

Kim Kardashian bën deklaratën e fortë, Kanye West gati të heqë dorë nga muzika për të


Në rast se nuk e keni kuptuar akoma fiksimin e Kanye West me Kim Kardashian, po ju themi se ai është shprehur i gatshëm për të hequr dorë nga karriera për t’u bërë stilisti i saj me kohë të plotë … sipas vetë Kim.

Deklarata e Kim vjen në episodin e parë premierë të “The Kardashians” në Hulu që do të publikohet këtë javë. Në promon e episodit të parë Kim shihet në dhomën e saj, duke provuar veshjet për paraqitjen në ‘SNL’ teksa flet me shoqen e saj për disa veshje të tjera që Kanye i ka zgjedhur për të veshur.

Më pas ajo bën deklaratën e fortë, duke thënë: “Kanye dëshiron të lërë gjithçka dhe të jetë gjithë jetën stilisti im”.

Si Kim ashtu edhe shoqja e saj qeshin — por mund të themi se është 100% e vërtetë- sepse Kanye pa dyshim i pëlqente të vishte Kim.

Edhe në marrëdhëniet e tij më të fundit me Chaney Jones dhe Julia Fox, reperi ka luajtur edhe rolin e stilistit. Veshja e të dyja atyre ka qenë pothuajse e gjitha nga Balenciaga. Në fakt, Jones u shfaq me rroba të njëjta me Kim disa herë.

Ndërkohë Kim vijon lidhjen e saj me Pete Davidson me të cilin ka deklaruar se ndihet në paqe dhe e qetë. Jo më larg se mbrëmjen e djeshme ajo publikoi disa foto të reja pranë të dashurit Pete Davidson në Twitter dhe Instagram dhe duken thjesht shumë të dashuruar.

Duket se fotot janë shkrepur pak orë pasi të dy bënë debutimin e tyre publik si çift në tapetin e kuq, pasi themeluesja e SKIMS ka veshur të njëjtin fustan që kishte veshur në premierën e shfaqjes së saj të re në Hulu, “The Kardashians”.

Kardashian dhe Davidson nuk ecën bashkë në tapetin e kuq atë natë, megjithatë, aktori i humorit është parë duke qëndruar pranë të dashurës së tij gjatë gjithë natës në mbështetje të saj. Kim i tha “Variety” së fundmi se ajo nuk është kundër që të shfaqet me Davidson në reality show-n e saj të ri, edhe pse ata nuk e kanë bërë këtë ende. “Thjesht nuk është ajo që bën ai. Por nëse do të ndodhte një ngjarje dhe ai do të ishte aty, ai nuk do t’u thoshte kamerave të largoheshin. ”- tha ajo.

Kim ka filluar të postoj më shumë foto dhe të ndajë detaje rreth lidhjes së saj në rrjetet sociale dhe në intervista. Nga ana tjetër, Kanye i ka premtuar se nuk do merret më me të dhe Pete dhe se do marrë ndihmë nga specialistët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al