Kim Kardashian ëshët akuzuar ashpër nga fansat e saj për përdorimin e photoshop-it, në një foto që vetë ajo ka postuar në instagramin e saj.
Fotoja në fjalë tregon Kim duke pozuar teksa është në palestër, me njërën dorë duke tek veshja e saj sportive, ndërsa tjetrën duke mbajtur një shishe me ujë dhe format e saj marramendëse.
Por disa fansa kanë vënë re se disa pajisje të palestrës në sfond të fotos janë të shtrembëruara, duke e akuzuar 41-vjeçaren se ka përdorur fotoshop për të theksuar belin e saj.
Duke reaguar ndaj postimit të saj, në të cilin Kim vendosi mbishkrimin: “Kokën lart ose kurora rrëshqet”, një fans shkroi: “Jo, jo sfondi i lakuar”.
Një tjetër ndër ata që kritikuan imazhin shkroi: “Sfondi i modifikuar” krahas një emoji fytyre që qan.
Një tjetër koment thotë: “Kushdo që e bëri këtë fotoshop nuk e bëri punën e tij siç duhet.”
Pas mijëra komenteve kritikuese, ylli i reality-showt postoi një tjetër foto në Instastory, ku dukej e ulu në një pajisje të palestrës.
Këto postime nga Kim vijnë pas një interviste me revistën Vogue, ku ajo tregoi detaje në lidhje me divorcin me 44-vjeçarin Kanye Ëest, dhe shpjegoi se ka vendosur të kalojë më pak kohë në mediat sociale.
Ajo tha për revistën: “Për kaq shumë kohë, unë bëra atë që i bënte të tjerët të lumtur. Dhe mendoj se në dy vitet e fundit vendosa, do ta bëj veten të lumtur. Dhe kjo ndjehet shumë mirë. Dhe edhe nëse kjo krijoi ndryshime dhe shkaktoi divorcin tim, mendoj se është e rëndësishme të jesh i sinqertë me veten për atë që të bën vërtet të lumtur. Unë do të ha mirë. Unë do të stërvitem. Do të argëtohem më shumë, do të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi dhe njerëzit që më bëjnë të lumtur. Unë do të heq telefonin tim. Unfolloë nëse nuk dua të shoh diçka në Instagram.”
Ndërkohë, xhirimet e saj në Vogue sollën një reagime negative ku Kim e gjeti veten në qendër të akuzave për përvetësim kulturor. Disa mendonin se ngjyra e lëkurës së saj dukej ndryshe nga zakonisht dhe disa vunë re ngjashmëri midis fotos së saj aktuale të kopertinës dhe xhirimeve të kaluara të Vogue me modelet me ngjyrë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al