Kim Kardashian ka dështuar sërish me photoshop-in e përdorur në fotot e fundit të publikuara në Instagram pasi duket se ka hequr (me ose pa dashje) kërthizën.
Ylli 41 vjeçar ekspozoi belin e saj për tu patur zili ndërsa u shfaq e veshur me reçipeta sportive ngjyrë bezhë dhe një palë tuta teksa pozonte pranë pishinës. Por fansat e saj duken shumë të shkathët dhe i kanë analizuar me kujdes fotot duke vënë re se kërthiza e saj nuk duket.
Shumë pyetën: ‘Ku është kërthiza jote?’. Të tjerë e çuan satirën në nivel tjetër duke krijuar hashtag me “Ku është kërthiza e Kim?”
Sigurisht nuk morën një përgjigje nga Kim e cila këtë herë ka vendosur mos t’i fshijë fotot e saj por t’i lëjë aty. Nuk dihet nëse Kim nuk i pëlqen kërthiza e saj dhe e hoqi për këtë arsye apo e ka hequr gabimisht teksa rregullonte barkun, me siguri dihet se edhe këtë herë mori goxha vëmendje.
Postimet e reja të Kim vijnë mes dramës së bujshme me ish-bashkëshortin e saj Kanye West. Reperi është bashkëpunëtor në dy këngë në albumin e ri të Pusha T – ‘Dreamin Of The Past’ dhe ‘Rock N Roll’. Në të dyja këngët, artisti 44-vjeçar ka repuar për jetën e tij familjare. Ai pohon në tekst se katër fëmijët e tij janë në ‘rrezik’ kur ai nuk është në shtëpi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al