18 Mars, 2022

Kim Kardashian dhe Kendall Jenner “kokë më kokë” si imazhe kryesore në paraqitjen e koleksioneve të njohura


Ylli i “The Keeping Up with the Kardashians”, Kim Kardashian ka lançuar linjën e saj të re të rrobave të banjos “Skim and Slim”.

Ajo kishte zgjedhur që kësaj radhë të jetë vetë modelja e prezantimit të kostumeve të rrobave të banjos, teksa u shfaq më seksi se kurrë.

Kim ishte e shtrirë në një pishinë me një palë bikini në ngjyrë kafe të ndezur që i tregonin barkun e saj të sheshtë.

Me flokët e kapura bisht dhe një make-up afër natyrales, Kim duket me vezëllitëse se kurrë.

“Koleksioni i ri i rrobave të banjos do të dalë të premten, më 18 mars”-ka lajmëruar Kim në profilin e saj zyrtar të Instagramit.“Ne dimë se si t ju bëjmë që ju të ndiheni mirë”-ka thënë ndër të tjera ajo.

Sipërmarrësja ka treguar se këtë sezon koleksioni i saj do të vijë me ndryshime të reja, pasi janë shtuar ngjyrat e ndezura.

Në këtë koleksion, ajo ç’ka bëri përshtypje ishte fakti se posterat në qytet ku Kim përfaqësonte koleksionin e  saj ishte e ngjitur me atë të Kendall Jenner, motrës së saj të vogël e cila është zgjedhur si imazh kryesor i një brandi tjetër të njohur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al