Kim Kardashian dhe i dashuri i saj Pete Davidson shijuan një udhëtim në Orlando, Florida teksa marrëdhënia e tzre duket se po shkon si mos më mirë.
Çifti u pa duke u larguar nga “Ripley’s Believe It or Not!“, ku me sa duket kanë kaluar tre orë. Kim ishte veshur me një bluzë të bardhë të shkurtër, e cila theksonte belin e saj dhe një palë xhinse blu. Kim shkëlqeu me një palë syze dielli të zeza dhe një varse prej ari që plotësonte pamjen. Pete u pa me një çantë kartoni në dorë teksa kishte veshur një këmishë kuqezi, xhinse të zeza, një kapele dhe një palë syze dielli.
Çifti u pa gjithashtu duke zbritur nga avioni i tyre privat teksa u ndalën në Orlando. Çifti u pa i buzëqeshur dhe duket se harmonia mes tyre nuk mund të ishte më e madhe se kaq.
Fotot e tyre vijnë pak pasi u zbulua se çifti do të marrë pjesë në darkën e ardhshme të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të vitit 2022. Komediani Trevor Noah do jetë në krye të mbrëmjes dhe pritet të bëjë disa batuta për çiftin. Do të jetë hera e parë në pesë vjet që një president në detyrë merr pjesë në darkë, pasi Donald Trump refuzoi të merrte pjesë. Darka u anulua gjithashtu në 2020 dhe 2021 për shkak të koronavirusit.
Pete dhe Kim filluan të takoheshin në fund të tetorit, pasi u njohën me njëri-tjetrin gjatë pjesëmarrjes së parë të yllit të KUWTK në Saturday Night Live në të njëjtin muaj. Që atëherë, Kim konfirmoi romancën e saj me komedianin dhe madje i bëri gjërat ‘zyrtare në Instagram’ duke postuar një fotot muajin e kaluar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al