25 Prill, 2022

Kim Kardashian dhe Pete Davidson pjesë e darkës me Presidentin Biden, çfarë pritet të ndodhë


Kim Kardashian dhe Pete Davidson do të rikthehen në Washington këtë fundjavë për të marrë pjesë në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të vitit 2022.

Pasi bënë paraqitjen e tyre të parë publike në  ‘Mark Twain 2022 Awards’, dy zogjtë e dashuruar do të kthehen në kryeqytetin e SHBA për të marrë pjesë në darkën që do udhëhiqet nga Trevor Noah. 41-vjeçarja dhe Davidson do të ulen në tryezën e Disney/ABC, pasi shfaqja e re e reality-show të Kardashians transmetohet në Hulu (e cila është në pronësi të Disney).

Dhe mund të themi që Kim dhe Pete nuk mund të ndihen plotësisht në zonën e komfortit pasi me siguri Trevor do e kthejë vëmendjen te ta.

Është hera e parë që kjo darkë do të mbahet pas dy vitesh, pasi u shty për shkak të pandemisë.  Do të jetë gjithashtu hera e parë që presidenti në detyrë merr pjesë në pesë vjet, pasi Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë.

Presidenti Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden do të marrin pjesë në galanë e këtij viti në hotelin ‘Washington Hilton’. Kim mori pjesë për herë të fundit në darkë në vitin 2012, ku ajo u bë objekti kryesor i shakave nga prezantuesi Jimmy Kimmel dhe presidenti i atëhershëm Barack Obama.

Nëse po kërkoni kërcënimin më të madh për Amerikën tani, ajo është aty”, tha Kimmel me shaka. “Ajo është Kim Kardashian”.  Në një segment të regjistruar paraprakisht, zëri i Obamës u dëgjua jashtë skenës, sikur mikrofoni i tij të ishte lënë i ndezur aksidentalisht. “Seriozisht, djema, çfarë jam duke bërë këtu?” tha Obama. “Unë jam presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe po merrem me Jimmy Kimmel? Pse po dëgjoj shaka për Kim Kardashian? Për çfarë është ajo e famshme gjithsesi?

Davidson dhe Kardashian u lidhën në tetor 2021, tetë muaj pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al