3 Janar, 2018

Kim Kardashian e kalon Vitin e Ri në spital : Kam parë fëmijën tim të kapur pas aparaturave të oksigjenit…


Edhe pse ajo është një ikonë seksi dhe një femër që duket se i ka të gjitha të mirat dhe mirëqenien që do ëndërronte çdo njeri , kur vjen fjala tek familja dhe fëmijët ajo është po aq e ndjeshme sa çdo njeri i zakonshëm. Bëhet fjalë për Kim Kardashian e cila i ka kaluar ditët e fundvitit në një spital pasi i vogli i saj nuk ka qenë mirë me shëndet.

Ai ka ndenjur tri ditë në spital, pasi kishte pneunmoni. Kim, ka bërë dje një postim që nuk ka asgjë të përbashkët me ato që jemi mësuar të shohim prej saj. Ajo tregon vështirësitë e këtyre ditëve duke na kujtuar që sido që të duket në foto, edhe ajo ka një jetë të vërtetë dhe ndjenja të tilla.

“I çmuari djali im i vogël është shumë i fortë! Pasi kam kaluar tri netë në spital dhe kam parë fëmijën tim të merrte shumë serume dhe të kapur pas aparaturave të oksigjenit, mund të them që fundi ynë i vitit ishte sfidues. Pneumonia është kaq e frikshme…”, shkruan Kim e cila më pas tregon që i forti Saint, tani është në shtëpi dhe shumë më mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al