13 Mars, 2022

Kim Kardashian editon detajin qesharak në foton me Pete Davidson dhe askush nuk po e kupton arsyen


Pas katër muajsh lidhje Kim Kardashian dhe Pete Davidson zyrtarizuan lidhjen e tyre në Instagram para pak ditësh. Për herë të parë Kim postoi dy foto me komedianin dhe rrjeti ‘u çmend’. Por, si gjithmonë ylli i KUWTK do i bëjë njerëzit të flasin për fotot e saj dhe nuk e ka bërë një përjashtim as këtë herë.

Në një prej fotove çifti shihen të shtrirë në tokë dhe këtë foto Kim e ka shpërndarë edhe në Tëitter. Mirëpo, tapeti në foto është ndryshuar dhe disa persona kanë arritur të ruajnë origjinalen e fotos kur Kim e postoi dhe e fshiu brenda pak minutash nga Twitter dhe tani krahasimi po bëhet gjithandej.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dana Omari, RDN (@igfamousbydana)

Natyrshëm njerëzit po pyesin se për çfarë arsye ajo e ka ndryshuar tapetin. E çuditshme dhe një detaj që nuk ka nevojë për editim. Ndjekësit mendojnë se kjo lidhet me maninën e Kardashianëve për të edituar çdo foto dhe shumë theksojnë se kjo është prova që asgjë rreth familjes së njohur nuk është reale.

Të tjerë thonë se e gjitha është marketin dhe lidhet me faktin që Kardashian-Jenner duhet dhe duan të jenë non-stop në vëmendje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al