9 Mars, 2022

Kim Kardashian flet herë të parë për të dashurin e saj Pete Davidson në një intervistë


 

Kim Kardashian ka folur për herë të parë në një intervistë për të dashurin e saj të ri, aktorin Pete Davidson.

 

Në një intervistë për “Variety”, Kim Kardashian tha se do të flasë për marrëdhënien e saj me Pete Davidson në emisionin e ri të familjes Kardashian.

Një epokë përfundoi kur “Keeping Up With the Kardashians” përfundoi ecurinë e saj gati 15-vjeçare në E! në vitin 2021.

Por Kardashians janë zhvendosur në Hulu me një tjetër reality-show që pritet të publikohet këtë 14 Prill, i titulluar The Kardashians. 

Duke folur për “Variety”, familja Kardashian tregoi kalimin e tyre në Hulu dhe Kim la të kuptohet se çfarë do të shohim dhe çfarë nuk do të shohim në shfaqje.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë dominuar titujt kryesorë që nga fundi i vitit 2021, kur filluan të qarkullojnë spekulimet se të dy ishin në lidhje.

Pra, ka qenë një pikë kurioziteti nëse lidhja e Kim dhe Pete do të përfshihej apo jo në reality shoë-n e ri.

Dhe tani e dimë: Kim i tha Variety se ai nuk shfaqet, ndërsa teksa foli për Pete në serialin e ardhshëm Hulu.

“Unë nuk kam filmuar me të,” tha Kim kur u pyet për rolin e Pete Davidson në shfaqje. “Dhe unë nuk jam kundër kësaj. Nuk është ajo që ai bën. Por nëse do të ndodhte një ngjarje dhe ai do të ishte aty, nuk do t’u thoshte kamerave të largoheshin. Mendoj se mund të filmoj diçka vërtet emocionuese që vjen, por nuk do të ishte për këtë sezon.”

Megjithatë, Kim premton se do të marrim përgjigje se si erdhi lidhja. “Unë jam padyshim e hapur për të folur,” thotë ajo, “dhe unë patjetër e shpjegoj atë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al