26 Gusht, 2022

Kim Kardashian gati për një lidhje të re, por çfarë po ndodh me jetën personale të Pete Davidson pas ndarjes nga ajo?


Pete Davidson ka vënë veten në plan të parë pas ndarjes së tij me Kim Kardashian në fillim të këtij muaji.

Komediani dhe ylli 41 vjeçar konfirmuan publikisht lidhjen e tyre në nëntor 2021, por u ndanë pas nëntë muajsh. Një burim i afërt me yllin e ‘Saturday Night Live’ shpjegoi së fundmi për ‘Us Weekly’ se, “Pete po fokusohet tek vetja dhe karriera e tij tani dhe po përpiqet ta bëjë veten të lumtur”.

Aktori ka qenë i fokusuar te puna dhe projektet e tij. “Ai ka një karrierë të madhe përpara tij dhe ka një sërë projektesh pas SNL,” informoi burimi. U konfirmua se finalja e sezonit 47, e cila u transmetua në maj të këtij viti, ishte episodi i tij i fundit në emision. Burimi më tej ka shpjeguar se ai ka synime të reja për të ardhmen e tij. “Ai ka një dell jashtëzakonisht ambicioz. Pete dëshiron të vazhdojë standup-et, të sfidojë veten me role të reja aktrimi. Ai e pëlqeu shumë përvojën në Australi, ishte vërtet i lidhur me kastin dhe ekipin dhe është i emocionuar për të ardhmen”, shtoi burimi i brendshëm.

Burimi shtoi për ‘Us Weekly’ se Pete nuk do ta ketë problem të krijojë një lidhje tjetër kur të jetë gati të ndërmarrë atë hap. “Pete është një djalë simpatik me vetëbesim dhe humor, plus ai është gjithashtu super inteligjent dhe një dëgjues i mrekullueshëm. Nuk është aq befasuese për njerëzit që e njohin atë që ai është aq i suksesshëm me vajzat”.

Lajmi se ylli i ‘Bodies Bodies Bodies’ është fokusuar në lumturinë e tij ka ardhur pasi një burim informoi E!News se Kim është gati të hyjë edhe një herë në skenën e njohjeve të reja. “Kim është shprehur se është gati të njohë burra të rinj, por duhet të jetë personi i duhur që e kupton jetën e saj. Ajo nuk po cenon lirinë e saj tani.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al