27 Dhjetor, 2021

Kim Kardashian kërkon me ngulm të divorcohen, Kanye West s’heq dore dhe merr hapin e radhës! Ja çfarë bën reperi


Kanye West s’ka ndërmend të heqë dorë nga Kim Kardashian, pavarësisht kërkesës së ylli të televizioneve që divorci i tyre të finalizohet sa më shpejt.

kim-kardashian-kanye-west-vf

Reperi i njohur ka blerë një shtëpi me vlerë 4.5 milionë dollarë pranë banesës së Kim Kardashian.

44-vjeçari, i cili ka 4 fëmijë me ish-bashkëshorten, bleu pronën me 5 dhoma gjumi në Hidden Hills të Los Angeles për të qëndruar pranë saj.

banesa

Kanye West ka deklaruar edhe më parë se dëshiron të rikthehet me 41-vjeçaren dhe të ribashkojë familjen e tij, në një kohë kur Kim Kardashian ka nisur romancën me Pete Davidson.

Ndërkohë blerja e banesës vjen vetëm pak kohë pasi reperi iu lut ish-patneres të kthehej menjëherë tek ai pasi kishte shumë nevojë për të.

kim kardashian, kanye west (6)

Si kundërpërgjigje ylli i televizioneve kërkoi që procesi i tyre i divorcit të përshpejtohej dhe të shpallej sa më shpejt single.

Duket se ajo po injoron lutjet publike të Kanye West pasi nuk ka hequr dorë nga marrëdhënia me komedianin dhe kërkon që t’i rikthehet mbiemri i vajzërisë në dokumente.

kim kardashian, kanye west (2)

“Asnjë përpjekje për këshillim apo pajtim nuk do të ketë vlerë në këtë moment”, thuhet në dokumentet e gjykatës. “Kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë dallime të papajtueshme midis nesh, të cilat kanë bërë që martesa jonë të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme. Të dy meritojmë mundësinë për të ndërtuar jetë të re. Prandaj, kërkoj që kërkesa ime për ndërprerje të statusit tonë martesor të plotësohet.”

/Panoramaplus.al

kim kardashian kanye west (8)kim kardashian kanye west (2)kim kardashian kanye west (3)kim kardashian kanye west (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al