11 Prill, 2022

Kim Kardashian ndan fotot romantike nga darka me Pete Davdison


Dikush të kontrollojë Kanye West! Kim Kardashian ka publikuar disa foto të reja pranë të dashurit Pete Davidson në Twitter dhe Instagram dhe duken thjesht shumë të dashuruar.

Duke ngrënë natën vonë “– shkroi ajo teksa shihet se ka ngrënë pica me yllin e “Saturday Night Live”. Dyshja – të cilët janë në lidhje që nga tetori i 2021 – u shfaqën si dy pëllumba të dashuruar teksa Davidson puth Kim në faqe në një nga fotot. Ata gjithashtu kanë pozuar teksa shihen me dashuri.

Duket se fotot janë shkrepur pak orë pasi të dy bënë debutimin e tyre publik si çift në tapetin e kuq, pasi themeluesja e SKIMS ka veshur të njëjtin fustan që kishte veshur në premierën e shfaqjes së saj të re në Hulu, “The Kardashians”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Kardashian dhe Davidson nuk ecën bashkë në tapetin e kuq atë natë, megjithatë, aktori i humorit është parë duke qëndruar pranë të dashurës së tij gjatë gjithë natës në mbështetje të saj. Kim i tha “Variety” së fundmi se ajo nuk është kundër që të shfaqet me Davidson në reality show-n e saj të ri, edhe pse ata nuk e kanë bërë këtë ende. “Thjesht nuk është ajo që bën ai. Por nëse do të ndodhte një ngjarje dhe ai do të ishte aty, ai nuk do t’u thoshte kamerave të largoheshin. ”- tha ajo.

Kim ka filluar të postoj më shumë foto dhe të ndajë detaje rreth lidhjes së saj në rrjetet sociale dhe në intervista. Postimin e parë ajo e bëri në mars kur publikoi dy foto me Pete nga darka e tyre e Shën Valentinit.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” e shoqëroi postimin në atë kohë me mbishkrimin: “Çfarë makine do të marrim?!”, i cili është një varg nga filmi thriller i vitit 2010 “The Town”. Ajo publikoi gjithashtu një foto të asaj skene nga filmi me Ben Affleck.

Vetë Kardashian së fundmi i tha Robin Roberts në një intervistë në ‘ABC’ se ndihej në paqe me partnerin e saj të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al