3 Mars, 2022

Kim Kardashian ndihet ende e shqetësuar edhe pas divorcit, ja arsyeja


Kim Kardashian është gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj. Më 2 mars, ajo dhe Kanye i dhanë fund ligjërisht martesës së tyre. Por, procedurat e saj të divorcit me Kanye “Ye” West janë ende duke vijuar. Sipas E!News 41-vjeçarja ndihet e shqetësuar për të ardhmen e saj, por ka shpresë se ajo dhe Ye do të jenë në gjendje t’i rregullojnë gjërat.

“Kim po ndjen një lehtësim të madh tani që ajo është shpallur ligjërisht beqare. Ajo është shumë e lumtur dhe ndjen se është një hap më afër rimarrjes së pavarësisë së saj dhe të mund të ecë përpara në jetën e saj.”-i ka thënë një burim medias në fjalë.

Dhe Kim dhe reperi kanë shumë çështje për të zgjidhur përpara se të finalizojnë divorcin, themeluesja e SKIMS ka shpresë se mund t’i zgjidhin për hir të fëmijëve. Burimi thotë për Kim, “Ajo shpreson që pjesa tjetër e procesit të divorcit të jetë miqësore dhe ajo dhe Kanye do të mund ta kalojnë atë në mënyrë paqësore”, duke shtuar se ylli i KUËTK “i uron vetëm më të mirat” ish-it të saj.

Ndërkohë, avokati i Ye tha se ai “po fokuson gjithë vëmendjen te fëmijët e tyre” pas seancës gjyqësore.

Kim Kardashian, Kanye West

Kim paraqiti për herë të parë divorcin në shkurt 2021 pas gjashtë vitesh martesë, duke përmendur dallimet e papajtueshme si arsye për ndarjen dhe duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre. Dhjetë muaj më vonë, ajo dorëzoi dokumente për t’u deklaruar ligjërisht beqare.

Nga ana e tij, Ye ka shprehur disa herë publikisht dëshirën për t’u pajtuar me Kim-in, madje në ditën e Shën Valentinit i dërgoi asaj një kamion me trëndafila. Megjithatë, në dokumentet gjyqësore të 24 shkurtit, Kim pohoi se Ye ishte duke bërë shumë keqinformime në lidhje me çështjet private dhe bashkëprindërim në mediat sociale, gjë që ka krijuar shqetësim emocional te ajo.

“Ndërsa dëshiroj që martesa jonë të funksiononte, kam kuptuar se nuk ka asnjë mënyrë për të rregulluar martesën tonë. Kanye nuk pajtohet, por të paktën duket se ai ka kuptuar se unë dua t’i jap fund martesës sonë, edhe nëse ai nuk e bën këtë.”-shkruante Kim në letrat dërguar Gjykatës.

Kim Kardashian, Kanye West, Holiday Cards 2019

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al