Kim Kardashian ka shprehur përsëri publikisht dashurinë për të dashurin e saj 13 vite më të ri, Pete Davidson.
“Është vërtet qenia më e ëmbël dhe më e këndshme njerëzore në planet,” tha ylli i reality-showt në episodin e fundit të “The Kardashians” të Hulu.
Gjatë darkës intime të ditëlindjes së Kris Jenner në nëntor të vitit 2021, Scott e pyeti Kardashian, si ishte për të nata e kaluar?
Ajo u përgjigj me dinakëri duke thënë, “Me siguri isha e zënë”, dhe më pas të dy të filluan të qeshin.
Scott gjithashtu i tha themelueses së “Skims” se të gjithë thonë se “djali është i bukur”.
“Vërtet qenia më e ëmbël, më e këndshme njerëzore në planet”, konfirmoi ajo, duke i thënë atyre se do t’u jepte të gjitha detajet më vonë jashtë kameras.
Kardashian dhe Davidson u panë për herë të parë së bashku në tetor 2021 disa javë pas paraqitjes së saj “SNL”, ku të dy ndanë një puthje gjatë një prej skeçeve që realizuan së bashku.
Page Six konfirmoi ekskluzivisht në nëntor se Kardashian dhe Davidson, ishin zyrtarisht në lidhje.
Çifti bëri debutimin e tyre në premierën e “The Kardashians” në prill, por nuk kaluan në tapetin e tyre të kuq së bashku deri më 30 prill në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Dy ditë më vonë, ata ishin në qendër të vëmendjes në Met Gala, ku Kardashian veshi fustanin ikonik të Marilyn Monroe dhe Davidson një kostum Dior Men.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al