30 Maj, 2022

Kim Kardashian publikon videot e rralla në momente intime me Pete Davidson


Kim Kardashian ishte në humor për puthje, teksa postoi në Instagram disa video me të dashurit Pete Davidson.

Ylli 41 vjeçar u shfaq teksa shkëmbente puthje në buzë me komedianini cili zbuloi po ashtu edhe look-un e ri si bjond, matchy-matchy me partneren e tij.

Dyshja dinamike kishin veshur edhe rroba të njëjta, Kim një bluzë të zezë dhe Pete me një xhaketë të zezë. Pete e plotësoi pamjen me një palë syze dielli të zeza Prada. Ylli i Kardashians kishte bërë një grim të lehtë me sy smokey.

 

Kim më pas postoi një video bardh e zi të çiftit duke nxjerrë gjuhën jashtë. Në video dyshja mbanin të dy syze dielli të zeza. Ndërsa në një klip të tretë të shpërndarë nga ylli, i dashuri i saj mund të shihet duke i dhënë një përqafim ndërsa ajo buzëqeshte në kamerë. Pete – i cili njoftoi largimin e tij nga SNL të shtunën e kaluar – u pa duke mbështetur Kim në setin e xhirimit të saj SKIMS.

 

Kim Kardashian dhe Pete Davidson u panë për herë të parë së bashku në tetor 2021 disa javë pas paraqitjes së saj “SNL”, ku të dy ndanë një puthje gjatë një prej skeçeve që realizuan së bashku. Page Six konfirmoi në nëntor se Kardashian dhe Davidson, ishin zyrtarisht në lidhje.

Çifti bëri debutimin e tyre në premierën e “The Kardashians” në prill, por nuk kaluan në tapetin e tyre të kuq  së bashku deri më 30 prill në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al