12 Mars, 2022

Kim Kardashian sapo na riktheu pas në kohë, ja veshja që zgjodhi për paraqitjen e radhës


Në postimin e fundit të publikuar në Instagram, Kim Kardashian riktheu edhe një herë vitet 1970 në një fotosesion të ri.

Ylli i “KUWTK” u shfaq mjaft joshëse e veshur me një palë pantallona lëkure në ngjyrë të zeza, teksa pozonte e ulur në një karrige, më pas në divan.

Kim e ka përshtatur veshjen e saj menjë palë çizme të zeza, size dielli si dhe makijazh mjaft të theksuar.

Ajo u shfaq më seksi se kurrë, teksa ndjekësit e kanë komplimentuar për format bombastike trupore.

Ju rikujtojmë se së fundmi ajo ka publikuar foton e parë me Pete Davidson në profilin e saj zyrtar të Instagramit.

Dyshja prej disa kohësh janë në një lidhje dashurie, dhe ky hap i Kim vjen menjëherë pas finalizimit të divorcit të saj me Kanye West.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al