5 Maj, 2022

Kim Kardashian tregon çfarë e mërziti Kanye West gjatë monologut të saj në SNL: Është mësuar të marrë vetëm atë që do ai


Ka një person që nuk qeshi me monologun e Kim Kardashian në “Saturday Night Live” muaj më parë: Kanye “Ye” West.

Në episodin e 5 majit të ‘The Kardashians’, Kim zbuloi se ish-bashkëshorti i saj i cili mori pjesë në shfaqjen e humorit në tetor, doli jashtë gjatë monologut të saj. Dhe çuditërisht, arsyeja pse ai u mërzit nuk ishte fakti që Kim foli për divorcin nga Kanye duke përmendur personalitetin e tij.

“Ai do të donte që unë të thosha fjalën “paraqitur” për divorc”, i tha Kim motrës Khloe Kardashian. “Dhe ai u mërzit që edhe unë thashë se ai ishte reper. Ai tha: “Unë jam shumë më shumë se një reper, nuk mund ta besoj që ke thënë reper”.

Në një rrëfim, Kim vuri në dukje se qëllimi i saj nuk ishte të ofendonte Kanye dhe se monologu kishte për qëllim të tallte gjithçka që ishte personale për të. “Është e gjitha argëtim dhe lojë”, shtoi ajo. “Por, me sa duket, nuk ishte e tillë për të.”

Ndërsa fliste me Khloe, Kim zbuloi se ishte e frustruar, pasi më parë kishte qëndruar pranë Kanye gjatë “fjalimeve dhe gjërave që nuk kanë qenë më të lehtat për mua”. Khloe nga ana tjetër tha: “Jo vetëm fjalime. Ai ka mbajtur qëndrime të forta publike në shumë fusha të ndryshme që nuk kanë patur lidhje me qëndrimin tënd, por ti ke qenë gruaja e tij dhe kjo është ajo që ke bërë. Por si qenka kjo e drejtë për ty?”

Kim vazhdoi duke vënë në dukje se Kanye është “mësuar të marrë pikërisht atë që dëshiron”, por shtoi se nuk do ndodhë kështu me tëMegjithatë, Kim tha se është e vendosur të ketë një “marrëdhënie të shëndetshme” me Kanye për hir të fëmijëve të tyre: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt 2021 dhe u shpall ligjërisht beqare më shumë se një vit më vonë. Në dokumentet gjyqësore, Kim deklaroi: “Ndërsa do të doja që martesa jonë të kishte sukses, kam kuptuar se nuk ka asnjë mënyrë për të riparuar martesën tonë. Kanye nuk është dakord, por të paktën duket se ai ka arritur të kuptojë se unë dua t’i jap fund martesës sonë, edhe nëse ai nuk e bën.”

Ajo tani është në lidhje me komedianin e ‘Saturday Night Live’, Pete Davidson.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al