Pas disa ditëve pushim duke mos postuar fotografi provokuese, Kim Kardashian u është rikthyer pozave seksi.
Ajo ka publikuar dy foto në rrjetin social “Instagram”, në të cilat ekspozon sërish të pasmet e saj.
Në fotografinë e parë Kim shfaqet e veshur me kostum ngjyrë kafe dhe me flokët bionde të lëshuar, e si gjithmonë duket e mahnitshme.
Ndërsa në foton e dytë ajo shfaqet vetëm me të brendshme dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Harrova ta postoja këtë mbrëmjen e kaluar”.
Pavarësisht se publikimi i fotove të tilla nga Kim, kritikohet nga fansat e saj, sërish bukuroshja 38-vjeçare nuk ndalet.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al