29 Maj, 2021

Kim Kardashian zbulon se e gjithë familja e saj është infektuar me Covid-19, zbulon vështirësitë që kanë kaluar


Ndërsa Kim Kardashian foli publikisht për betejën e Kanye West me Covid-19 vjeshtën e kaluar, në episodin e kësaj jave të “Keeping Up With the Kardashians” shikuesit mësuan që Kim dhe katër fëmijët e saj e kanë kaluar virusin.

kim kardashian (2)

Infektimi i gjithë familjes me Covid, thotë Kardashian, erdhi pasi djali i saj Saint e mori koronavirusin në shkollë.

kim kardashian (2)

“False”, postoi Kardashian në “Twitter”, duke mohuar lajmin e “BuzzFeed News”, se ata u infektuar gjatë udhëtimit të festës së 40-vjetorit.

kim kardashian (2)

Askush nuk u infektua gjatë udhëtimit. Saint ishte i pari që e kishte atë në familjen tonë, të cilin e mori në shkollë, nga një tjetër student që doli i pari pozitiv.”

kim kardashian (7)

Ajo tregoi se si po shkonin studimet në drejtësi në atë periudhë infektimi, ndërsa theksoi se kishte dështuar në dy provime. Kim tregoi se e kaloi me simptomat e zakonshme, por të rënduara.

kim kardashian (1)

Duhet të mësoja për 12 orë, por kam qenë shumë e sëmurë me Covid, saqë mezi ngrihesha nga shtrati për të mësuar”,- u shpreh Kim.

kim kardashian (1)

Kjo ka qenë dhe arsyeja pse xhirimet e “Keeping Up With Kardashians” u ndërprenë për dy javë.

kim kardashian (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al