13 Mars, 2022

Kim Kardashian zyrtarizoi lidhjen me Pete Davidson por çfarë mendimi ka motra e saj, Khloe për këtë romancë?


Khloe Kardashian ka treguar mbështetjen për motrën e saj të madhe Kim pasi zyrtarizoi lidhjen me Pete Davidson së fundmi në Instagram.

Nuk ka asgjë si vula e miratimit të një motre, veçanërisht kur bëhet fjalë për një marrëdhënie të re. Pasi publikoi një album fotosh ku në disa prej tyre ndodhej dhe Pete, ndërsa dyshja dukeshin shumë të lumtur së bashku, Khloe komentoi krahas fotos “Më pëlqen kjo”.

Duket se ylli i “KUWTK”, e mbështet çiftin pas dramës së bujshme që Kim pati gjatë proçesit të divorcit me Kanye West. Edhe pse Khloe do të kishte çdo arsye për të qenë skeptike për dashurinë pas sprovave të saj me ish- Tristan Thompson , ajo dhe Pete në fakt kanë një marrëdhënie të fortë dhe bukuroshja është qartazi mbështetëse për ta mirëpritur atë në familje.

Pasi u publikuan lajmet e para për lidhjen e paligjshme të Tristan Thompson me Maralee Nichols dhe djalin e tyre , Pete i dërgoi një buqetë me trëndafila Khloe në ditën e Shën Valentinit. Ajo tregoi se ishte e emocionuar nga gjesti i aktorit komedian  ku e falenderoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe duke e cilësuar atë si “më të ëmblin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al