25 Shtator, 2017

Kim tregon frikën e saj më të madhe: Mendova se abortova, pata shumë dhimbje…


Gjatë 10-vjetorit të “Keeping up with The Kardashians”, Kim Kardashian foli për kohën kur ajo mendoi se dështoi gjatë shtatzënisë me vajzën e saj North.

Menjëherë pasi Kim mbeti shtatzënë në vitin 2012-të, asaj iu tha se fëmija nuk kishte rrahje zemre, por të nesërmen gjithçka ndryshoi.

 

“Isha aq e frikësuar, pata shumë dhimbje, në një moment mendova se po abortoja, kam qenë e sigurt për këtë”, tha 37-vjeçarja. “Nuk e dija se çfarë po ndodhte, mjeku më tha: ‘nuk ka rrahje të zemrës, keni pasur një abort’.

“Pastaj kur shkova në mëngjes, ai më tha: ‘ka rrahje zemre nuk keni dështuar’, dhe unë isha si: ‘O Zoti im, kjo është një shenjë, faleminderit. Kourtney ishte e vetmja që e dinte për këtë. Ajo dhe Kanye, sepse ishim në Miami”, shtoi Kim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al