17 Dhjetor, 2020

“Kisha frikë në fillim”- Eva Murati flet për paragjykimet si moderatore sporti


Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike të sportit dhe ndër më të dashurat për publikun, mirëpo ka edhe nga ata që nuk e konceptojnë faktin që një vajzë të flasë mbi futbollin.

eva murati (4)

Për këtë arsye, shpesh moderatoret e sportit janë cilësuar si vajza që nuk kanë shumë njohuri në këtë fushë dhe që mbahen në televizion vetëm për bukurinë e tyre.

eva murati (9)

E ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, Eva Murati rrëfeu se e ka pasur si qëllim në vetvete që të dalë jashtë kornizave të paragjykimeve dhe duket se ia ka dalë mbanë.

Ndër të tjera, bukuroshja brune tha se kur ka nisur emisionin sportiv në fillim, kishte frikë, por publiku e mirëpriti.

eva murati (8)

“Ekziston një lloji paragjykimi shumë i madh në lidhje me vajzat e sportit. Shembujt nuk është se kanë qenë gjithmonë shumë të mirë. Aty vendosej një vajzë bukuroshe përkrah një mashkulli që e mbante gjithë emisionin. Ka raste shumë të ndryshme.

eva murati (6)

Në botë ka zonja shumë të nderuara që e mbajnë shumë mirë sportin, por gjithmonë ekziston një lloji paragjykimi dhe unë këtë kam pasur qëllim, të paktën për veten time, të dal nga ky lloji paragjykimi dhe publiku e ka mirëpritur.

eva murati (5)

Kur e nisa drejtimin e ‘Champions League’ pata frikë nga kjo përfshirje jo vetëm për faktin që ishte një fushë e panjohur, por nuk doja të lija një shije tjetër te publiku”,- është shprehur Murati.

eva murati (7) eva murati (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al