27 Maj, 2022

“Kisha një paragjykim të madh, nuk ju shihja dot!” Nga mospëlqimi për vëllezërit Veshaj te xhelozitë e Kleas, rrëfehet Elgiti


Elgit Doda dhe dy binjakët Veshaj janë të pandarë, por siç mësuam më herët gjatë kësaj jave producenti nuk i ka patur shumë qejf në fillim ata.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Elgiti tha se nuk i shihte dot me sy para se t’i njihte. Megjithatë, shtoi se pasi u takuan dhe darkuan ndryshoi mendim.

“Ju më ftuat në një emision tjetër. U ulëm për darkë dhe unë nuk ju duroja dot, nuk ju shihja dot me sy. Kisha një paragjykim të madh. Por pas asaj darke mirë që u pamë me sy por kemi kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin.”– tha ai.

I pyetur nëse bëhet xheloze Klea për të ai tregoi se aktorja është xheloze e moderuar dhe se nuk e pengon në punën e tij. “I kemi ndarë gjërat dhe nuk ndërhymë te këto gjërat e punës. Ne jemi njohur me këto punë. Klea është pak xheloze por jo për këto gjëra. Nuk ka femër që nuk është xheloze.”

Më pas atij iu bashkuan në studio edhe i biri Kridi dhe Klea e cila rrëfeu disa detaje të tjera rreth raportit të tyre. “Giti po bën atë që do me njerëzit që do. Nëse ai është i lumtur edhe unë jam e lumtur. Ka kohë që nuk jemi zënë. Të dy jemi xhelozë, por në mënyrë të menaxhueshme. Ku nuk ka xhelozi, nuk ka dashuri.”

Pak ditë më parë aktorja foli për planet për fëmijë, duke theksuar se për momentin mbetet vetëm si një dëshirë. Ajo shtoi se dëshiron të shijojë Kridin, djalin e saj, edhe për 5 vitet të tjera, duke lënë të kuptohet se nuk ka plane të afërta për një fëmijë të dytë. “Përkundrazi unë kam dëshirë që Kridin ta shijoj deri në moshën 5-6 vjeç, domethënë e morët vesh lajmin që për nja 5 vjet nuk ka shtatzëni të dytë.”

Kujtojmë se ata po jetojnë prej vitesh një histori të bukur dashurie. Elgiti dhe Klea u martuan në fshehtësi të plotë në fillim të 2020. Ata kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech. Ndërkohë po atë vit ata u bënë prindër për herë të parë të një djali, Kridit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al