7 Korrik, 2021

Kishte hyrë në tualet për të kryer nevojat, 65-vjeçari kafshohet nga një gjarpër 1.6 metra i gjatë


Një person nga Austria është kafshuar nga një gjarpër 1.6 metra i gjatë në mëngjes teksa kishte shkuar në tualet për të kryer nevojat personale.

gjarpriiiii

65-vjeçari ka deklaruar se “ka ndjerë një pickim tek zona e organeve gjenitale” pak pasi u ul në tualet në shtëpinë tij. Më vonë pa që në tualet ndodhej një piton albin.

Mësohet se gjarpri ishte larguar pa u vënë re nga pronari, fqinj i 65-vjeçarit. Një ekspert zvarranikësh bëri më pas të mundur kapjen e gjarprit. Policia ka deklaruar se fqinji 24-vjeçar mbante 11 gjarpërinj jo helmues në shtëpi.

Edhe pse nuk ka shkaktuar ndonjë dëm me pasoja të rënda, pritet që ndaj tij të hapet një hetim për shkaktim dëmtimi në trup nga neglizhenca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al