Blogerja Eurydiki Papadopoulou, po kalon periudhën e fundit të shtatzënisë dhe është duke pritur nga dita në ditë të mbajë në krahë fëmijën e saj të parë.
Një ëndërr për të që nuk e kishte menduar kurrë se do të realizohej pasi kishte luftuar me kancerin vite më parë.
Nëna e ardhshme foli e lumtur për “Breakfast@Star dhe Sofia Manousakidou” për momentin e saj më të ëmbël.
“Jam mirë dhe pres me padurim. Jam e qetë, stresin e kalova në verë, më mundonin disa mendime por tani jam e qetë”.
Teksa po bisedonin moderatorja e pyeti: “Ti ke thënë se bërtite kur mësove lajmin, kush ishte arsyeja?”
“Uh, po. Bërtita sepse nuk e prisja. Ishte diçka që e kisha shkruar në kokë por nuk po ndodhte. Kimioterapia vret qelizat e mira dhe të këqija. Pra, kur nuk keni mbrojtur asnjë vezë dhe filloni kimioterapinë atëherë ato shkatërrohen,” tha blogerja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al