27 Janar, 2021

Kishte nisur festën prej një jave, Rina Balaj feston sot ditëlindjen dhe ja sa vjeç mbush reperja


Prej një jave, Rina Balaj kishte nisur festën për të pritur ditën e saj të lindjes.

rina balaj (7)

Këngëtarja i paralajmëroi të gjithë ndjekësit e saj duke treguar edhe dhuratat dhe surprizat që ka marrë gjatë këtyre ditëve.

rina balaj (3)

Ajo u nis edhe drejt Turqisë me të dashurin, Sin Boy, për të kaluar disa ditë së bashku.

rina balaj (4)

Më në fund, dita e saj e madhe erdhi dhe sot reperja feston 22-vjetorin e lindjes. Ajo ndau një foto në Instastory, nëpërmjet të cilave tregon ushqimet e shijshme që ka zgjedhur për sot.

rina balaj (2)

E gëzofsha ditëlindjen”, shkroi këngëtarja krahas postimit.

rina balaj (6)

Por, duke qenë se sot në Turqi është një ditë me shi, Rina ka treguar se planet e saj janë prishur.

rina balaj (10)

Ajo ka publikuar një foto të vendit, ku duket që është një ditë e zymtë dhe me shi, krah së cilës shkroi: “Kisha kaq shumë plane!

rina balaj (1)

Balaj ndau edhe një foto, ku shfaqej e veshur me kostumet tradicionale turke, së bashku me partnerin e saj.

rina balaj (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al