30 Prill, 2022

“Kishte njerëz që nuk e dija fare se ishin aty!” Mozzik flet për situatën me Donaldin në BBV: Po të ktheja kohën pas…


Mozzik ka folur për herë të parë lidhur me situatën që ndodhi pas pranisë së tij në “Big Brother VIP” ku takoi Donaldin.

Reperi ishte ftuar të performonte por ai nuk i kurseu fjalët e mira për aktorin duke e konsideruar si ‘mjalta e shtëpisë’ ndonëse i ishte kërkuar mos të tregonte favorizime. Më pas ata u futën të dy të shtëpinë e famshme, gjë që ishte e ndaluar nga rregullorja.

Donaldi u penalizua për këtë duke shkuar në televotim me personat më të nominuar nga banorët. Po ashtu, ai nuk mori pjesë në televotimin për të zgjedhur finalistin e parë.

Asokohe Mozzik bëri vetëm një reagim në rrjetet sociale duke shpërthyer ndaj banorëve dhe njerëzve që e kritikuan. Mirëpo, tashmë duket më i qetë dhe e pranoi se është nxituar ndonëse kjo ndodhi  sipas tij sepse kishte kohë pa takuar Donaldin.

“Aty brenda unë u futa të them të drejtën me shumë respekt edhe për pjesëtarët e tjerë që kanë qenë aty. Të betohem në Zot që kishte emra që nuk e dija fare që ishin aty. Nuk është se e kam përcjell gjithë kohën. Nuk ka qenë asnjë plan, as nuk i kam treguar askujt as çfarë të flas aty, kam hyrë vetëm direkt për të parë Donaldin dhe për t’i kënduar disa këngë. Në momentin që kishte kohë që nuk e kisha takuar këtë, pak u humba dhe harrova që jam para kamerave, ideja ishte që të mos e nënvlerësoja asnjërin aty, të gjithë njësoj kanë qenë por që e kam më shumë shpirt këtë s’kam çfarë të bëj”,– tha ai në “Më lër të flas”.

Ndërkohë i pyetur se nëse do i jepej mundësia sërish ta bënte këtë gjë si do vepronte, Mozzik tha se nuk do ndryshonte gjë, madje u shpreh se që në hyrje do i kishte uruar Donaldit fitoren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al