21 Prill, 2022

Kjo është batuta rreth Kanye West për të cilën Kim Kardashian nuk ishte dakord dhe e preu nga SNL


Mos është shumë shpejt për të bërë shaka? Ky ishte shqetësimi kryesor i Kim Kardashian gjatë episodit të 21 prillit të “The Kardashians”. 

Në episodin e ri ajo po bëhej gati për të marrë pjesë në ‘Saturday Night Live’ dhe po mendonte nëse ajo duhet të tallej me divorcin e saj nga Kanye “Ye” West. Ajo thotë se “gjithmonë ka frikë mos lëndon njerëzit” dhe nuk kishte ndërmend të tallej me “babain e fëmijëve”. Ajo shtoi, “Dhe kjo nuk do të thotë se për shkak se nuk ia dolëm, nuk kemi dashuri dhe respekt të madh për njëri-tjetrin.”

Kjo shpjegon pse shakaja e bërë nga Chris Redd që imitonte Kanye në tetor duke i kërkuar Kimit të ishte avokati i tij në divorcin e tyre, e kishte shqetësuar Kim. “Divorci është temë e ndjeshme për të,” i tha Kim producentes së Saturday Night Live, Lindsay Shookus, “Dhe nuk e dua këtë pjesë pjesë në…ndoshta mund të flas me Chris dhe t’i them si qëndron puna”.

Ndërsa Kim pranoi se Kanye i pëlqejnë shakatë ajo nuk donte të abuzonte dhe kalonte kufirin. Duke parë stresin e Kimit, Lindsay e siguroi Kim se skena mund të ndryshohej apo edhe të pritej. Hamendësohet se skeçi në fjalë është “The People’s Court”, në të cilën Kim imitonte motrën Kourtney Kardashian ndërsa Chris imitonte Kanye, por nuk e përmend batutën mbi divorcin. Në vend të kësaj, u përmendën disa nga tweet-et më të paharrueshme të Kanye.

Kim bëri një batutë për divorcin në monologun e saj, duke thënë: “Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Jo vetëm kaq, ai është njeriu me ngjyrë më i pasur në Amerikë. Një gjeni i talentuar, që më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm. Kështu që, arsyeja pse u divorcova nga ai, duhet të dini që lidhej me një gjë: personalitetin e tij.”

Ylli i ‘Kardashians’, e cila ka katër fëmijët North, Saint, Chicago dhe Psalm West  me Kanye, paraqiti kërkesën për divorc në shkurt 2021 dhe u shpall ligjërisht beqare më shumë se një vit më vonë. “Edhe pse do të doja që martesa jonë të kishte sukses, kam kuptuar se nuk ka asnjë mënyrë për të riparuar martesën tonë”, deklaroi Kim në dokumentet gjyqësore. Ajo aktualisht është në lidhje me komedianin e ‘Saturday Night Live’, Pete Davidson, me të cilin shkëmbeu një puthje në ekran gjatë paraqitjes së saj në tetor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al