15 Shtator, 2017

Kjo është e ardhmja artistike e Danit, djalit të Jonida Maliqit


Jonida Maliqi është një nga ato këngëtare që herë pas here poston foto të vetvetes, duke u shfaqur si një blogere mode dhe e pasionuar pas fotografive dhe publikimeve në rrjetet sociale, por kur vjen fjala tek familja e saj ajo është shumë ‘e kursyer’ të na postojë ndonjë detaj.

Vetëm sot këngëtarja na ka zbuluar për herë të parë një nga talentet dhe aftësitë e djalit të saj, Dan. Vogëlushi duket se e pëlqen artin, ngjyrat dhe e ka shkrirë të gjithë talentin e tij në një tablo që Jonida ka publikuar në Instastory-n e saj.

Përveç një krijimi me rrathë me ngjyra, Dan ka krijuar një figurë në formë luleje, duke ngjitur mbi një fletë të bardhë letra me ngjyra. Mami Jonida nuk ngurron që ta ndajë me ndjekësit e saj këtë pasion të djalit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al