Nëse tentoni të gjeni foto të Arjan Çanit me bashkëshorten e tij në Google, keq na vjen t’ju themi por do të zhgënjeheni. Përveç një fotoje të famshme të dyshes kur çifti sapo kishte nisur historinë e dashurisë dhe një fotoje të realizuar nga paparaci i Panorama Plus mund të themi me siguri se çifti nuk ka asnjë foto tjetër publike duke preferuar gjithmonë që ta mbajnë sa më larg dritave të projektorit raportin e tyre.
Nuk kishte deri dje, sepse si pjesë e televizionit Klan për vite me radhë, Çani s’kishte si të mungonte në ceremoninë e 20-vjetorit të emisionit ‘Opinion’ dhe bashkë me të edhe bashkëshortja, Enida Petro me profesion stomatologe.
Të dy u fotografuan nga aparati i ‘Anabel’ duke shijuar nga një gotë verë dhe duken në formë shumë të mirë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al