31 Gusht, 2017

Kjo është martesa e dytë e Turit dhe Orindës


Dasma e tyre nuk ka për tu harruar lehtë për shkak se ishte një nga më të bukurat të organizuara nga vipat shqiptar, ku Turi dhe Orinda ishin më shumë se kurrë protagonistë të vërtetë të gëzimit të tyre. E megjithë dasmën përrallore dhe pushimet në vende të ndryshme të botës, që nga Amsterdami dhe deri tek Tajlanda e largët,  mesditën e sotme këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta ka treguar në rrjete sociale se gjatë ditës së sotme  ka realizuar martesën në  gjendjen civile.

Ajo ka publikuar në Instastories momente nga firmosja dhe gjithashtu ka treguar edhe dëshmitarët e ceremonisë, të cilët janë miq të ngushtë të çiftit. Vetëm tani Orinda do të quhet zyrtarisht zonja Hyska.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al