19 Dhjetor, 2017

Kjo është mikesha VIP që mungoi në ‘’baby shower-in’’ e Zaiminës?


Zaimina Vasjari realizoi mbrëmjen e  djeshme ‘’baby shower’’ për fëmijën që pret të lind , duke zbuluar kështu edhe gjininë e saj, madje edhe emrin. Ajo është në pritje të një vajze dhe ka vendosur që ta quajë Khloe .

Të ftuara në festën e organizuar ishin mikeshat e saj të ngushta, por nga fotografitë dhe videot e publikuara nga këngëtarja në Instagram vumë re se kishte një mungesë të rӕndësishme mes shoqërisë së ngushtë.

Kështu mikesha e ngushtë e Zaiminës, këngëtarja Rezarta Shkurta, nuk ka qenë e pranishme në festë. Ndoshta për shkak të ndonjë angazhimi apo vajzat nuk janë më mike si më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al