4 Tetor, 2017

Kjo është një arsye mjaft e fortë përse duhet të hani mëngjes


 

Hani një vakt të shëndetshme mëngjesor çdo ditë dhe zemra juaj do të jetë falënderuese.

Hulumtimet e publikuara në ‘Journal of the American College of Cardiology’ e kanë ndërlidhur shmangien e mëngjesit me një rrezik më të lartë të arterosklerozës – ku pllakat ndërtohen në arterie dhe i forcojnë e ngushtojnë ato dhe kjo gjë direkt mund të shpijë në sëmundje kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.

Në këtë përfundim shkencëtarët kanë ardhur pasi kanë studiuar më shumë se 4000 meshkuj dhe gra spanjolle, të cilët i kishin pyetur për dietat e tyre ditore dhe i kishin ndarë ata në tri kategori.

 

Grupi i parë dhe më i vogli, ata që nuk hanë mëngjes, kishin konsumuar më pak se 5 përqindëshin e kalorive totale në mëngjes – pra kishin konsumuar në mëngjes vetëm kafe, lëng apo ndonjë pije alkoolike.

Grupi i dytë dhe më i madhi, konsumuesit e një mëngjesi më të bollshëm, por me pak kalori, kishin konsumuar mes 5 dhe 20 për qind të kalorive totale të tyre në mëngjes – duke konsumuar gjëra si kafja, lëngu, duke ngrënë ndonjë tost, etj.

 

Grupi i tretë, konsumuesit e një mëngjesi më të bollshëm, por më me shumë kalori, kishin konsumuar 20 për qind apo më shumë të kalorive të tyre totale në mëngjes – duke shijuar ushqime si domatja, proshuta, etj.

Arteroskleroza kishte qenë më e zakonshme te personat e grupit të parë, por gjithashtu edhe te grupi i dytë – pra tek ata të cilët kishin konsumuar në mëngjes ushqime me pak kalori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al