15 Mars, 2021

“Kjo është një çmenduri!”- Dua Lipa fiton këtë çmim të rëndësishëm “Grammy”! Ja veshjet seksi që zgjodhi këngëtarja


Dua Lipa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me tre pamjet seksi që kishte zgjedhur për 63-vjetorin e “Grammy Awards 2021”.

dua lipa (3)

Dua u shfaq me të brendshme rozë për një performancë të “egër” gjatë ceremonisë në Los Angeles, shkruan “Daily Mail”.

Artistja u nominua në total me gjashtë çmime dhe fitoi “Grammy” për Albumin më të mirë të zhanrit pop, teksa mahniti fansat me një interpretim të hiteve të saj “Levitating” dhe “Don’t Start Now”.

dua lipa (7)

Uau, shumë faleminderit. Kjo është një çmenduri. ‘Future Nostalgia’ do të thotë bota për mua që e ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia”,- u shpreh ndër të tjera Dua Lipa.

dua lipa (2)

Ky është çmimi i saj i parë në edicionin e 63-të të ndarjes së çmimeve prestigjioze. Më 2019-ën ajo u shpall artistja e re më e mirë.

dua lipa (8)

Këngëtarja më pas u shfaq me veshjen e dytë dytë, një xhaketë sportive të purpurt për të treguar lëvizjet e saj më të mira gjatë kërcimit me reperin DaBaby.

dua lipa (1)

Më herët në mbrëmje, ajo shkëlqeu e veshur me një fustan të tejdukshëm, i cili ishte i çarë në njërën anë, duke nxjerrë në pah këmbët e tonifikuara.

dua lipa (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al