22 Shtator, 2017

Kjo është receta e famshme japoneze për flokë me shkëlqim


Me siguri dini receta të caktuara që i vijnë në ndihmë bukurisë suaj, por që nga ana tjetër përdoren në kuzhinë. Kjo nuk është kurrfarë risie, përkundrazi, disa popuj qëmoti përdorin kanellën, kurkumën dhe ushqime të ndryshme në shërbim të bukurisë.

 

Një recetë e vjetër që e përdorin japonezet për rritje të shpejtë të flokut është orizi i zakonshëm.

Zieni orizin siç bëni zakonisht dhe lirisht e hani, sepse krejt çfarë ju duhet për rritjen e flokut është uji në të cilin është zier orizi. Pasi ta keni shpëlarë flokun me shampon, ujin e orizit e hidhni në flokë, në rrënjë dhe maja.

E lini të veprojë për dhjetë minuta e më pas e shpëlani me ujë të thjeshtë. Rezultatet do t’ju mahnitin sepse floku që pas përdorimit të parë do të jetë më me shkëlqim dhe më i butë, e pas një kohe edhe do ta vëreni se rritet më shpejt.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al