Padyshim që ceremonia martesore e moderatores Marina Vjollca dhe këngëtarit Getoar Selimi ishte një nga dasmat në qendër të vëmendjes së publikut dhe medias. Mes detajeve që ranë në sy, nga dy fustanet e nusërisë së Marinës, e deri tek kostumi i Getoarit, ajo çka nuk ra në sy ishin këpucët e nuses.
Marina mbante veshur mbrëmë këpucët nga koleksioni i “Jimmy Choo” me gurë të shndritshëm dhe pupla, të cilat kushtojnë plot 1495 euro.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al