8 Tetor, 2017

Ju prezantojmë me Sihanën , mbesën e Azem Hajdarit


Rudina Hajdari është deputetja më e re në radhët e Partisë Demokratike, e madje është përmendur shpesh, pasi është vajza e një prej figurave më të njohura të PD-së gjatë viteve ’90-të.

Ajo është vajza e deputetit të ndjerë të PD-së, Azem Hajdari, e tashmë që është një figurë politike, shfaq mjaft kuriozitet në publik, për jetën e saj private.

Azem Hajdari u vra gjatë vitit ’98-të para selisë së Partisë Demokratike dhe vdekja e tij është një nga më të bujshmet e ndodhura në Shqipëri.

Ajo është martuar para disa vitesh dhe gjithashtu është nënë e vogëlushes Sihana, të cilën e ekspozon shumë rrallë në rrjetet e saj sociale.

Megjithatë, në Instagramin e Rudinës janë disa foto të vogëlushes së ëmbël, e cila duket se i ngjan mjaft të ëmës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al