20 Shtator, 2017

Kjo është surpriza që Vali dhe Uliksi i kanë bërë Adelina Ismailit


Diva Adelina Ismaili  është duke shijuar jetën e re të të qenit nënë, qëkurse Uliksi ka ardhur në jetë.

Këngëtarja shqiptare ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor apo të ketë mbajtur koncert.

Por, kjo nuk do të thotë se Ismaili i ka lënë pas dore fansat, të cilët  i informon kohë pas kohe rreth jetës private.

 

Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagarm teksa shihet se i kanë sjellë një dhuratë.

“Ai momenti kur babi dhe bebja i bëjnë mamit befasi”, ka shkruar Adelina me këtë rast, por nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.

 

Kjo ka bërë që ky veprim të merr edhe komente pozitive prej fansave, të cilët kanë pohuar se e ka merituar një dhuratë këngëtarja. Adelina është e martuar me Val Krasniqin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al