Është vetëm një foto, por kuptimi i realizimit të saj bëri që të kthehej virale në vetëm pak minuta pas publikimit për herë të parë.
Kjo është historia e Steve dhe Gloria Kimmel të cilët në vitin 2015 humbën djalin e tyre 14 muajsh, pas një atrofie muskulare në shtyllën kurrizore. Çifti i ri pas dhimbjes që u la mungesa e të birit, vendosën të bëjnë një tatuazh që do të simbolizonte vogëlushin e tyre, duke vizatuar nga një krahë engjëlli në shpinat e tyre.
Pas dy vitesh ata sollën në jetë fëmijën e tyre të dytë, një vajzë të shëndetshme. Ndërsa po bëheshin gati që të realizonin një set fotografik, ata menduan një mënyrë për ta bërë pjesë edhe djalin.
“Meqë djali nuk mund të ishte fizikisht me ne, vendosëm që dhe ai të përfshihej në setin fotografik të vajzës duke e mbështjellë atë me krahët e engjëllit tonë të vogël. Ai ishte gjysma e secilit prej nesh. Pra, secili prej nesh ka një nga krahët e tij. Ai ishte engjëlli që na bashkoi edhe me shume, kur ishim aq të humbur pa të”, ka thënë Gloria.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al