28 Shkurt, 2018

Kjo modele ka 40 mijë ndjekës në “IG”, por e dalloni dot se çfarë nuk shkon?!


Quhet Shudu Gram dhe në vetëm pak kohë ka arritur që të mbledhë më shumë se 39 mijë ndjekës në rrjetet sociale.

Pamja e saj aq perfekte dhe linjat trupore të përkryera kanë lënë pa fjalë mijëra njerëz të cilët duket se ende nuk e kishin kuptuar se çfarë fshihej pas saj.

E gjithë kjo modele është një krijim i një fotografi, Cameron-James, i cili ka realizuar këtë imazh 3D përmes të cilës arrin që të reklamojë veshje, aksesorë dhe të tërheqë vëmendjen e gjithë mediave të huaja.

Të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga kjo ide e parealizuar më parë, ndërsa disa nga komente kanë komike.

“Ndihem e lehtësuar që nuk është e vërtetë, se është aq perfekte sa kisha filluar të ndihesha keq me vete”, shkruan me humor një vajzë.

Panorama Plus

 

A post shared by Shudu Gram (@shudu.gram) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al